E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Rama: Po akuzohen si kriminelë lufte në bazë të fantazive

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi gjykimin që po kryhet ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa në Hagë po mbahet gjyqi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi, kreu i qeverisë shqiptare e ka konsideruar marrjen në gjykim të tyre si një çorbë e pagëlltitshme.

Sipas Ramës, ata që udhëhoqën luftën çlirimtare të Kosovës po akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive mbi trafik organesh.

“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Rama në rrjetin social në Facebook.

Kryeministri e shoqëron postimin e tij mbi procesin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me një thënie të ish-presidentit Hashim Thaçi të shkruar mbi foton e tij.

“Bota tani e di, sot, si rezultat i ketij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtepia e Verdhe nuk ka ekzistuar kurre.

Tani e dime se edhe une, edhe UcK-ja, populli i Kosoves dhe to gjithe shqiptaret jemi shfajesuar nga keto akuza. E verteta eshte thene dhe reja e zeze mbi Kosoven eshte hequr. Hashim Thaci Ish-president i Kosovës”, shkruhet mbi foton e Hashim Thaçit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›