E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi për Ilir Metën shtyhet të premten

Share

Gjyqi për Ilir Metën, që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e sotme, është shtyrë për të premten. Njoftimin e ka dhënë vetë Gjykata e Lartë në faqen e saj zyrtare, ndërsa nuk ka bërë të ditur arsyet e shtyrjes së seancës së sotme.

Çështja me nr.08/11 akti me palë: Prokuroria e Përgjithsme Tiranë dhe Ilir Meta e shpallur për gjykim me dt 07 Nëntor 2011 ora 10:00 me relator A.Dvorani shtyhet dhe do të gjykohet në datën 11 Nëntor ora 10:00, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Seancën e kaluar, tre ekspertët shqiptarë deklaruan se video-skandali i Ilir Metës nuk është origjinal, ndryshe nga ekspertët amerikanë dhe anglezë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›