E Diel, 1 Nëntor 2026

Prodhonin lende narkotike vihen ne pranga dy persona

Dy persona jane arrestuar pasi jane kapur me 1 kg lende narkotike te tipit heroine dhe kokaine ne qytetin e Durresit. Policia e Durresit ben me dije se personave te arrestuarve u jane gjetur edhe dy pistoleta nje arme automatike si dhe nje sasi fishekesh. Nga hetimet paraprake mesohet se autovetura qe levizte nga Shkodra drejt Tiranes eshte ndaluar ne afersi te Fushe Krujes dhe nga kontrolli eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale me shume se 1 kg droge e tipit kokaine dhe heroine. Burimet policore thane se ne oren 00.30 te dates 06.11.2011 u be arrestimi ne flagrance i shtetasve Jetmir Hallunaj 28 vjec banues ne Shkoder dhe Klodian Shllaku 27 vjec banues ne Dajc Shkoder. Gjate nje kontrolli te ushtruar rreth ores 15.10 te dates 5 nentor ne aksin rrugor Fushe Kruje - Thumane ne automjetin tip Benz me targa AA 381 te drejtuar nga shtetasi Jetmir Hallunaj dhe pasagjer Klodian Shllakun ne nje kuti kartoni te vendosur pas sediljes se shoferit u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy pako te mbeshtjella me natriban njera nga te cilat dyshohet se permban lende narkotike te llojit kokaine me peshe 527.45 grame ndersa tjetra lende narkotike te llojit heroine me peshe 632.75 grame. Ne vijim te veprimeve procedurale te kryera lidhur me kete ngjarje policia e Durresit ne bashkepunim edhe me strukturat e DPQ-se Shkoder gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e shtetasit Klodian Shllaku gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale1 pistolete Mini Blou me nje kreher me 3 fisheke1 pistolete Ecol Special 99 me nje kreher me 3 fisheke 1 automatik model 56 me dy krehra me 18 fisheke. Ne banesen e shtetasit Jetmir Hallunaj u gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale nje sasi prej 123 fishekesh model 54 te kalibrit 7.62 mm. Lidhur me hetimin e metejshem te kesaj ngjarje po punohet ne drejtim te identifikimit te personave te tjere te implikuar ne kete aktivitet te paligjshem. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Durres per veprat penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›