E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqi për Xhaminë e Re, pala paditëse: Duam të mos prishet lulishtja

TIRANE-Zhvillohet gjyqi për padinë kundër ndërtimit të Xhamisë së Re.

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur sot shqyrtimi i kërkesë-padisë së Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe Shoqatës për një zhvillim të qëndrueshëm kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe lejes së lëshuar nga Ministria e Kulturës mbi bazën e të cilave i jepet e drejta Komunitetit Mysliman të ndërtojë Xhaminë si dhe katër kullave si biznes privat.

Pala paditesë paraqiti dokumentat përkatëse kopjen e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit si dhe dokumentin e dikasterit të kulturës. Sipas përfaqësuesit të palës paditëse, Kastriot Frashëri, nuk kundërshtohet ndërtimi i Xhamisë, por ndërtimi i katër kullave që siç u shpreh pas seancës përfaqësuesi i palës paditëse zaptohet dhe tjetërsohet një prej hapësirave me kreative në Tiranë, siç është lulishtja pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Seanca e sotme u shty dhe për shkak të tranzicionit të qeverisë ku me fitoren e të majtëve do të ketë rikompozim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›