Turqia e “kënaqur” me Sirinë, por përdorimi i armëve kimike duhet ndëshkuar
TURQI - Edhe Turqia i është bashkuar shteteve që kanë përgëzuar Rusinë, për propozimin që i bëri Sirisë, për të vendosur nën kontrollin e ndërkombëtarëve arsenalin e armëve kimike.
Por, Turqia nuk ka anashkaluar as faktin, që Siria të mbajë përgjegjësitë për sulmin e 21 gushtit në Damask, si dhe ka kërkuar ndëshkimin e autorëve.
"Në një botë, ku përdorimi i armëve kimike është krim, vendosja e arsenalit nën kontrollin e ndërkombëtarëve është një zhvillim pozitiv", deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme turke, Levent Gumrukçu.
Megjithatë ai shprehu "dyshime" mbi angazhimin e regjimit të Damaskut lidhur me një marrëveshje të tillë.
"Në qoftë se realizohet, ne do të ishim tepër të kënaqur, por përdorimi i armëve kimike nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar", theksoi ai.
(m.s/BalkanWeb)