E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqi per tokat ne Hamallaj

Prokuroria e Tiranes, së shpejti pritet të mbyllë hetimet dhe të dërgojë në gjykatë dosjen penale për falsifikimin e dokumentave të pronësisë për 254 hektare toke në bregdetin e Durrësit.

Për këtë çështje, Gjykata e Lartë ka vendosur që toka t’u kthehet trashëgimtarëve të familjes Shallvari, ku është pronare edhe familja e gjyqtarit të vrarë në Vlorë, Skerdilajd Konomi.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë, personi i vetëm ëe mund t’i komunikohet akuza është Qemal Mulla, përfaqësues i familjes Toptani, që prej vitesh kanë rivalizuar nëpër gjykata me trashëgimtaret e Shallvarëve për këtë sipërfaqe toke.

Qemal Mulla, sipas informacioneve të Prokurorisë ka dalë jashtë Vrasja e gjyqtaritDokumente false për tokënHipoteka: Prona që pretendon familja Konomi ka ende probleme Familja e Konomit: Nuk po bëhet drejtësi Shqipërisë dhe dyshohet për përdorim të dokumenteve të falsifikuara, por jo për falsifikim dokumentesh. Ndërkohë, që ende nuk është zbuluar se kush i ka falsifikuar këto dokumente.
 
Por, pas transmetimit të lajmit, personi që përmendet në dosjen e Prokurorise, përfaqësuesi i familjes Toptani, Qemal Mulla ka deklaruar për “Top Channel” se ai nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria, siç pretendohet nga organi i akuzës.

Zoti Mulla deklaroi se ai nuk eshte i fshehur asnjehere drejtesise dhe eshte paraqitur jo me larg se nje dite me pare ne zyrat e Prokurorise se Tiranes, ku eshte interesuar pikerisht per kete çeshtje, ku ka biseduar me prokuroret e saj dhe atij nuk i eshte komunikuar asnje akuze.

Ajo qe raportohet nga Prokuroria eshte se sipas ekspertizes laboratorike, dokumenti i pronave i paraqitur prane zyres rajonale te agjensise se kthimit te pronave ne durres, eshte i falsifikuar.

Ky falsifikim, sipas asaj qe thote laboratori shkencor konsiston ne ndryshimin e shkrimit, dy vula te ndryshme, njera qe i perket kohes se Ahmet Zogut dhe tjetra vitit 1944 si dhe ndryshojne numrat e repertorit perkates. Dokumenti i falsifikuar eshte futur ne arkiven e shtetit disa vite me pare dhe me pas eshte terhequr sikur te ishte origjinali.
 
Lidhur me dyshimet e Prokurorise per perdorimin e dokumentave te falsifikuara, Zoti Mulla deklaroi se ai nuk mund te komentoje nje akuze qe nuk i eshte komunikuar dhe qe nuk ekziston, duke patur besim te drejtesia.

Kallzimi per kete çeshtje eshte bere nga trashegimtaret Shallvari, mes të cileve ishte edhe i ndjeri Skerdilaj Konomi, vrasja makabre e te cilit ende nuk eshte zbardhur. Pritet qe perfundimi i ketyre hetimeve te ndikoje edhe ne procesin civil ne gjykaten e tiranes, per ekzekutimin e vendimit te gjykates se larte e cila ia ka njohur ta afermeve te gjykatesit konomi kete toke.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›