E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtar në Apel pa përvojë në gjykime

Nëse do të drejtohesh në Gjykatën e Apelit për ta ankimuar një vendim të gjykatave të shkallës së parë, rrezikon të përballesh me nivelin e ulët të gjyqtarëve, shkruan "Kosova Sot". Pasi kanë mjaftuar dhjetë vjet përvojë pune si jurist për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Apelit. Ndërsa, kreu i Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, hesht, kreu i KGJK–së, Enver Peci, del në mbrojtje të gjyqtarëve me mandat të përkohshëm, me justifikimin se ka bazë ligjore për emërimin e tyre

Gjykata e Apelit, e cila konsiderohet si shpresa e qytetarëve për ta gjetur të drejtën e mohuar nga shkalla e parë, emërimet duket se janë kryer në mënyrë jocilësore. Gjyqtarë që ende s’i kanë tri vjet përvojë pune në sistemin gjyqësor, janë bërë pjesë e Apelit.

Për një vend në Gjykatën e Apelit kanë aplikuar 64 gjyqtarë, por, nga Komisioni mbikëqyrës për planin e zbatimit të ligjit të ri u zgjodhën 32 prej tyre. Katër janë gjyqtarët me mandate të përkohshme që janë emëruar edhe në Gjykatën e Apelit, Shqipe Qerimi dhe Mejreme Memaj, pranë Departamentit të Përgjithshëm, divizioni i përgjithshëm penal, Mediha Jusufi në Departamentin Administrativ dhe Muhamet Rexha në Departamentin e Përgjithshëm në divizionin civil.

Më herët, në një konferencë për shtyp, kreu i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, i cili e ka kryesuar Komisionin që i ka përzgjedhur gjyqtarët e Apelit, deklaroi se nuk mund t’i çonin të gjithë gjyqtarët e mirë në Apel. Duke pranuar kështu në mënyrë indirekte për nivelin e ulët të gjyqtarëve të Apelit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›