Tenton vetëvrasje me medikamente

Një femër e përkatësisë etnik turke, ka tentuar të vetëvritet, njofton Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 17:00 në Prizren.
Viktima ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente të ndryshme. E njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë./Indeksonline/