Gjyqtarë dhe prokurorë amerikanë, vizitë 5 ditore në Shqipëri

TIRANË, 8 korrik /ATSH/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë priti sot Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Utah, Kryegjyqtarin Robert Shelby, nga Gjykata e Qarkut të Utah; dhe gjyqtaren Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Utah.
Gjatë pesë ditëve në Shqipëri, ata do të takohen me prokurorë e gjyqtarë të SPAK-ut dhe Gjykatave Speciale, si dhe me zyrtarë të institucioneve të tjera të drejtësisë për t’u shkëmbyer mbi sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes së mirë.
Vizita e gjyqtarëve dhe prokurorëve përforcon mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri.
1 nga 2