Gjyqtarët e Javës së dytë të Kategorisë Superiore

Superndeshja midis Teutës dhe Partizanit(kryesuese të kampionatit), takim që do të luhet ditën e diel në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit do të gjykohet nga Lorenc Jemini i kolegjiumit të Tiranës. Është ky takimi i parë i këtij gjyqtari për këtë sezon në Kategorinë Superiore. "Bis" do të bëjë Shkëlqim Guce në takimin Besa-Vllaznia (të shtunën në orën 15:00 në stadiumin "BESA") dhe Albano Janku me takimin Luftëtari-Dinamo në Gjirokastër. Edhe Ervis Peza që gjykoi Partizani-Aplonia (3-2) në javën e parë do të gjykojë sërish, por kësaj rradhe takimin Shkumbini-Partizani.
-------------------
Kategoria Superiore
Java 2
Ndeshjet dhe gjyqtarët
9 shtator 2006
BESA-VLLAZNIA
Ora 15:00 – Kavajë
Shkëlqim Guce (Lushnjë)- Arben Molla, Arjan Mali
FLAMURTARI-APOLONIA
Ora 15:00 – Vlorë
Sokol Cekaj(Lac)- Eduard Miho, Vigan Guranjaku
LUFTETARI-DINAMO
Ora 15:00 – Gjirokastër
Albano Janku (Tiranë)- Agim Guce, Indrit Shima
TIRANA-KASTRIOTI
Ora 15:00 –Tiranë
Tanush Latifi (Gjirokastër)- Arjan Goxhaj, Fatmir Elezi
10 shtator 2006
TEUTA-PARTIZANI
Ora 15:00 – Durrës
Lorenc Jemini (Tiranë)- Emiljano Bicaku, Preng Pjetrushi
SHKUMBINI-ELBASANI
Ora 15:00 – Peqin
Ervis Peza (Tiranë) – Denis Rexha, Alfred Lamce
RENDITJA PAS JAVËS SË PARË
Kat. Superiore
Teuta 3
Partizani 3
Shkumbini 3
Vllaznia 3
Besa 1
Elbasani 1
Kastrioti 1
Tirana 1
Apolonia 0
Flamurtari 0
Luftetari 0
Dinamo 0