“Skela? E Njoh mirë, për Askolin është i vlefshëm”

"Skela? Eshtë një lojtar i shkëlqyer dhe Askoli ka bërë mirë që e ka marrë. E kam ndjekur prej tre sezonesh në Frankfurt me Eintrahtin, e njoh mirë dhe mund t'iu siguroj se flitet për një element të shkëlqyër". Kështu thotë Luixhi Oreli, qytetari i Askolit që baon prej dyzet vjetësh në Gjermani. Oreli në Gjermani është i njohur për emisionet e tij televizive, ndjek futbollin dhe djali i tij Xhan Pietro luan futboll në Serinë C1. "Skela ka të dhëna teknike individuale të mrekullueshme, është njeriu i pasit të fundit dhe di të gjuajë penallti dhe goditjë dënimi", shton Oreli. "Ka luajtur tre vjet te Eintrahti, një te Arminia Bielefeld dhe së fundi te Kaiserslauterni, duke bër gjithmonë më të mirën".