Gjyqtaret e prokuroret fshehin pasurite

Ky eshte nje nga perfundimet e dala nga raporti i monitorimit te deklarimit dhe verifikimit te pasurive per funksionaret e sistemit te drejtesise. Raporti i pergatitur nga “Watch dog” ka konstatuar raste te fshehjes se pasurise. Behet fjale per garazh, truall dhe apartament, transferim pasurie, hua, dhurata etj. Ky eshte momenti me i dukshem i fshehjes se abuzimit te zyrtareve. Kemi dhurim vilash, apartamentesh, makinash, deklarime per marrje borxhi ne shuma te medha nga familjare veçanerisht nga ata qe kane te aferm emigrante.
Grupi “Watch Dog” ka kontrolluar dhe verifikuar 30 deklarata te zyrtareve te drejtesise. Ne te gjitha rastet nuk eshte shpjeguar burimi i te ardhurave te perfituara nga transferimi apo te transferuara te te tjeret, kryesisht vjehrri, vjehrra, nena, babai ose vellai.