E Diel, 1 Nëntor 2026

Nikollë Lesi kandidon në Lezhë, gati fushata e LDK

Lesi ka bërë publike një fletëpalosje, të cilën do e përdorë gjatë fushatës elektorale, në të cilën duhet thënë se janë të gjithë politikanët kryesorë të vendit, që kanë bërë historinë e politikës shqiptare këto vite 

TIRANE-Politikani dhe gazetari i vjetër, Nikollë Lesi shpall objektivat e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Do të kandidojë në qarkun e Lezhës, që përfshin rrethet e Lezhës, Mirditës dhe Kurbinit, si kryetari i Lidhjes Demokristiane të Shqipërisë dhe shpreh shpresën e tij të jetë një nga shtatë deputetët e ardhshëm që do përfaqësojnë këtë qark në Parlamentin e ardhshëm. Lesi ka bërë publike një fletëpalosje, të cilën do e përdorë gjatë fushatës elektorale, në të cilën duhet thënë se janë të gjithë politikanët kryesorë të vendit, që kanë bërë historinë e politikës shqiptare këto vite, që nga Presidenti Topi, gjatë dekorimit të Lesit për kontributin e dhënë në media, te kryetari i PS-së, Edi Rama, kryeministri Berisha; kryetarja e Parlamentit Topalli; ish-kryetari i PS-së, Nano; kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo tregon për dimensionin e gjithanshëm të Lesit si politikan, i cili ka gjetur gjuhën e përbashkët me të gjithë politikanët, pavarësisht forcës politike që i përkasin.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›