Imamët, padi në gjykatëm e Tiranes, Selim Muçës
Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në Kavajë. Reagon KSHM: Procedurat janë kryer në bazë të rregullave. Zgjedhjet për kreun e ri të muslimanëve pritet të mbahen më 21 mars
TIRANE-Konflikti i lindur mes një grupi imamësh dhe kreut të Komitetit Musliman Shqiptar, Selim Muça, ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës. Nëpërmjet një padie civile të dorëzuar paraditen e djeshme në gjykatë, anëtarë të këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Musliman kërkojnë shpalljen e pavlefshme të mbledhjes së myftinive në Kavajë, nga e cila do të dalë dhe kryetari i ardhshëm. Sic ben te ditur Gazeta Shqiptare, zgjedhjet për kreun e ri të muslimanëve pritet të mbahen më 21 mars, por grupi i imamëve kërkon anulimin e tyre duke akuzuar Selim Muçën se është përpjekur të manipulojë zgjedhjet. "I jemi drejtuar gjykatës për zgjidhjen e konfliktit. Ne kërkojmë nga gjykata të vendosë anulimin e zgjedhjes së kryetarit të komunitetit", - tha avokati Isuf Shehu. Sipas Shehut, mungesa e kandidatëve për kryetar të komunitetit, veç atij aktual Selim Muça, është një tjetër shkelje dhe për pasojë gjykata duhet të vendosë për pezullimin e procedurave. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i Komunitetit Musliman. "Procedurat për propozimin e kreut të Komunitetit Musliman Shqiptar janë kryer në bazë të rregullave dhe statutit", thuhet në një komunikatë për shtyp të këtij komuniteti.
(d.b/BalkanWeb)