Gjyqtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor betohen para Presidentit Topi.

20 janar 2009
Sot në ambjentet e Pallatit të Brigadave u zhvillua ceremonia e betimit të tetë gjyqtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë: z. Astrit Kalaja, znj. Dhurata Haveri, znj. Entela Prifti, znj. Marie Qirjazi, znj. Meriban Mullaj, z. Petraq Koço, znj. Sashenka Jonuzi dhe z. Tom Ndreca para Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, gjyqtarët u betuan përpara Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi se: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia! Betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë e mia dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person ose parti’!
Të pranishëm në ceremoninë e betimit ishin Kryetarja e Gjykatës së Lartë, znj. Shpresa Beçaj, Avokati i Popullit, z. Ermir Dobjani, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe anëtarë të kabinetit të Presidentit të Republikës.