E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret nderojne gjyqtarin Konomi

Gjyqtarët në shkalle vendi kanë ndërprerë sot për disa minuta veprimtarinë e tyre gjyqësore, në shenje nderimi për gjyqtarin Skerdilajd Konomi, i vrarë në Vlorë pak ditë më parë.

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë vendosi pezullimin në mesditë të veprimtarisë gjyqësore, në kuadër të sensibilizimit të opinionit publik lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Gjyqtari i Gjykatës së rrethit Vlorë, Skerdilajd Konomi u vra në një atentat me eksploziv në makinën e tij, në Vlorë, mëngjesin e të premtes së kaluar.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup hetimor me ekspertët më të mirë të policisë se shtetit dhe prokurorisë. Ndërkohë që Policia ka vendosur një shumë prej 100 mijë eurosh për personat që do të japin informacion për zbulimin e atentatorëve.
Krerët më të larte të Shtetit kanë dënuar ashpër aktin kriminal të vrasjs së gjyqtarit Skerdilajd Konomi si dhe kanë kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve te saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›