E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alibeaj- Rama, deshton takimi

Tirane - Imuniteti i prokuroreve coi ne nje takim koke me koke dje, mes Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe Prokurores se Pergjithshme, Ina Rama. Takimi eshte zhvilluar ne ambientet e Ministrise se Drejtesise. Mesohet se te dy kreret kane diskutuar jo vetem per projektligjin mbi Prokurorine por edhe per ndarjen e godines se re, ne te cilen do te vendoset gjykata e Krimeve te Renda dhe prokuroria perkatese. Ministri Alibeaj, i pyetur nga "Koha Jone" per takimin me Ramen, pranoi se nuk eshte arritur ne nje pakt per imunitetin e prokuroreve. "Do te takohemi serish per te diskutuar ne lidhje me imunitetin e prokuroreve"- ka bere me dije dje Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Ai ka theksuar nderkohe, se me kryeprokuroren ka arritur ne nje pakt per ndarjen e godines se Gjykates se Krimeve te Renda dhe pjeses tjeter ne te cilen do te vendoset prokuroria. Mesohet se Prokuroria do te kete gjysmen e godines, ndersa gjyqesori pjesen tjeter.

Projektligji

Alibeaj dhe Rama, e kane prekur shume pak temen e imunitetit te prokuroreve. Mesohet se ministri ka qene pro heqjes se imunitetit, duke i dhene nje mundesi hetimi te prokuroreve nga koleget e tyre, ne rast se kapen me shkelje. Ndersa kryeprokurorja, Rama ka kundershtuar heqjen e imunitetit te vartesve te tyre. Burimet ne takim, kane treguar se te dy kreret kane biseduar per rreth nje ore ne lidhje me keto ndryshime. Ndersa pritet qe Rama dhe Alibeaj te takohen serish per te diskutuar mbi ndryshimet qe duhet te ndermerren, pohim qe e beri per "KJ", ministri Alibeaj, pak ore pas takimit te djeshem.

Reagimet

Ndryshimet nuk do te prekin vetem imunitetin por edhe karrieren e prokurorit, varesine e tre shkalles se pare me ate te apelit dhe Prokurorine e Pergjithshme etj. Disa dite me pare Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Prokuroreve, Shkelqim Hajdari, ka reaguar ashper ne lidhje me heqjen e imunitetit te tyre. Hajdari parashtroi te gjitha arsyet per te cilat nje prokuror nuk duhet t'i hiqet imuniteti. Keshtu ai ka evidentuar se nese prokuroreve u hiqet imuniteti atehere ata ishin te ekspozuar per t'u denoncuar nga njerezit qe kane hetuar ose shpene ne gjykim prej tyre. Sipas Hajdarit ndryshimet dhe prekja e imunitetit te prokuroreve ka hequr te vetmen kompetence te Prokurorit te Pergjithshem ne lidhje me vartesit e tij, kompetence qe sipas Hajdarit, tregon pavaresi. Me ligjin e vjeter te prokurorise, nese nje prokuror kapej ne flagrance me shkelje, i takonte Prokurorit te Pergjithshem ta shkarkonte nga detyra dhe me pas te urdheronte arrestimin e tij. Ndersa me ndryshimin e ligjit mbi prokurorine, sipas Sekretarit te Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve humb kompetenca e Prokurorit te Pergjithshem. Sipas arsyetimit te prokurorit Shkelqim Hajdari me heqjen e imunitetit prokurori i bie te arrestohet nga vartesit e tij, oficeri i policise gjyqesore i cili merr urdhra nga prokurori se cfare duhet te hetoje. Nese prokuroret per vite me radhe kane hetuar dhe denuar nje numer te madh personash per veprimtari kriminale, ata mund te paditen pa asnje argument nga te hetuarit. Ne kete rast sipas Hajdarit prokurori mund edhe te arrestohet pa ndonje motiv duke mos u shqyrtuar provat nga ana e prokurorise, njesoj sikur te ishte nje qytetar i thjeshte.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›