E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret zgjedhin anetaret e KLD-se

Kater kandidate nga Shkalla e Pare dhe nje nga Gjykata e Larte fitojne garen

Dy femije te vegjel kane bere fushate per nje kandidate per anetare te KLD-se. Ne duar mbanin nje shporte me stilografe qe kishin te stampuar emrin e kandidates ndersa ne bluze ishte fotoja e gjyqtares qe pretendonte te fitonte zgjedhjet e Konferences Gjyqesore. Ne fund te votimit gjyqtarja Arjana Lico nuk mori votat e kolegeve te saj duke u ndeshkuar nga kjo nisme. Nen nje atmosfere te tille ka filluar dje e ashtuquajtura Konferenca Gjyqesore. Pergjate 12 oreve jane zhvilluar disa votime dhe ne fund jane zgjedhur si anetare te KLD-se nga gjykatat e rrethit gjyqtaret Dritan Hallunaj me 258 vota Flamur Kapllani me 132 vota Tritan Hamitaj me 171 vota dhe Ilir Mustafaj me 172 vota. Nderkohe votimi i trupes gjyqesore ka zgjedhur edhe anetarin e KLD-se qe do te perfaqesoje Gjykaten e Larte i cili eshte Besnik Imeraj qe mori 170 vota.

Konferenca

Mbi 350 gjyqtare kane sfiduar politiken dhe kane vetevendosur per anetaret qe do ti perfaqesojne ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ne sallen e nje resorti ne periferi te Tiranes mbizoteronte ankthi dhe debatet e vazhdueshme per menyren e perfaqesimit. Grupi i punes nuk kishte percaktuar disa modalitete per votimin e anetareve. Nje nder to ishte edhe skema e votimit. Do te votoheshin tre anetare nga Shkalla e Pare nje nga apeli dhe nje nga Gjykata e Larte apo kater nga Shkalla e Pare dhe nje nga Gjykata e Larte. Pas disa diskutimeve kryegjyqtarja Shpresa Becaj i hedh ne votim keto variante dhe fiton variantin e dyte. Gjyqtaret do te vendosin kater anetare nga Shkalla e Pare dhe nje kandidat nga Gjykata e Larte. Ne kete menyre perjashtohen kandidatet e gjykatave te Apelit pasi diskutantet dhe shumica e gjyqtareve menduan se kjo gjykate eshte e perfaqesuar ne KLD.

Pas kesaj procedure nje nga inspektoret e KLD-se kerkon qe mediat te largohen nga salla me pretendimin se ceshtjet jane teknike dhe mund te kete sekrete profesionale. Dukej se ne salle nuk po krijoheshin te ashtuquajturat grupe te cilat do te vendosnin edhe per anetaret e rinj te KLD-se. Nisma e inspektorit te KLD-se eshte rrezuar nga kryetarja e Konferences Gjyqesore Shpresa Becaj e cila lejoi qe mediat te qendrojne perkohesisht.

Nje nga diskutantet Dalip Bushi tha se nuk ka rendesi skema e votimit por kandidatet apo gjyqtaret qe do ti perfaqesojne ne KLD nuk duhet te ndikohen nga politika por te mendojne sesi ta perfaqesojne kete trupe gjyqesore e cila shpeshhere eshte sulmuar pa te drejte. Ai tha se anetaret qe do te zgjidhen nuk duhet te shohin kryetarin dhe nenkryetarin e KLD-se per te ngritur doren por ata te jene njerez me integritet te larte. Si shembuj Bushi tha se KLD-ja ka marre masa ndeshkimore per nje pjese te mire te Gjykates se Apelit. Ai tha se keto masa ishin porosi e politikes. Pas tij fjalen e mori gjyqtari i Gjykates se Krimeve te Renda Luan Hazneziri i cili tha se anetaret duhet te perfaqesojne kete trupe gjyqesore qe ne vetvete perben te ashtuquajturen Konferencen Gjyqesore per te cilen politika ende nuk i ka miratuar ligjin e ri. Diskutantet u ndalen ne ceshtje teknike aq sa kryetarja e Gjykates se Larte vendosi kesaj here qe mediat duhet te largoheshin perkohesisht nga salla e Konferences Gjyqesore per tu rikthyer me pas gjate votimit.

Votimi

Debatet ne salle u pasuan nga votimi dhe grupi i punes hartoi edhe fleten e votimit te ciles i ishin hequr kandidatet nga Gjykatat e Apelit. Pra perfundimisht fleta e votimit kishte 24 kandidate per pese vende vakante si anetare te KLD-se. Nje nga tre kandidatet e Gjykates se Larte Aleksander Muskaj Besnik Imeraj dhe Medi Bici do te ishte anetari me i ri i KLD-se. Votimi i pare ka nxjerre balotazh Imerajn dhe Muskajn ndersa Bici ka marre me pak vota. Numerimi i fleteve te votimit u perqendrua tek anetaret e gjykatave te Shkalles se Pare. Nga 21 kandidate qe ishin ne fleten e votimit tete prej tyre moren vota dhe te tete dolen ne balotazh. Ata ishin Dritan Hallunaj Artur Gaxha Tritan Hamitaj Flamur Kapllani Ilir Mustafaj Enkelejda Metaliaj Bledar Avdullaj dhe Shpetim Reka. 316 gjyqtaret votuan si anetare te KLD-se Dritan Hallunajn nga Krimet e Renda Tritan Hamitajn nga Gjykata e Rrethit Durres Flamur Kapllanin dhe Ilir Mustafajn nga Gjykata e Tiranes. Ndersa nga Gjykata e Larte u votua Besnik Imeraj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›