E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhep Meidani tregon Betejen per voten

/ /

Ne nje kohe kur flitet aq shume per votat kutite fletet e votimit e te tjera si keto ofron nje panorame te plote te gjithe spektrit qe perfshin kjo ceshtje qe nga historiku tek problemet barazia gjinore etj. duke sjelle fakte nga vende te ndryshme te botes e sigurisht dhe Shqiperia. Libri titullohet Beteja per voten dhe i vjen lexuesit fale mbeshtetjes se Fondacionit Social-Demokrat Friedrich Ebert. Ne thelbin e vet ne kete liber gjenden te misheruar probleme themelore te qeverisjes te lidhur me voten dhe te drejten e saj me vete historine njerezore mbi voten dhe institucionin e saj. Nder te tjera aty pasqyrohen perpjekjet njerezore si deshira sublime e detyra ne procesin e zgjedhjes dhe te zgjedhurit pra dhe te vete sovranitetit te qytetarit qe ne kohet e lashta deri ne ditet tona. Disa aspekte te kesaj historie te gjate rruga e pershkuar ne shekuj jane misheruar shkurtimisht ne kete liber per te arritur ne ditet tona ne te cilat fitorja e te drejtes se pergjithshme te votes por dhe institucioni i votes se lire garantues i asaj se drejte perbejne fitoret me te medha demokratike te shekullit te XX kudo ne bote. Ne menyre te permbledhur ne liber perfshihen keto ceshtje E drejta e votes Historia e saj Demokracia athinase Varianti ilir Republika Romake Demokracite skandinave Qytetet - shtete te rilindjes italiane Kantonet zvicerane Votim i lidhur me biznesin e organizmat perkates Zgjerimi progresiv i te drejtes se votes Votimi universal mashkullor etj. Ndersa trajtohen shkurtimisht dhe ceshtje te tilla si E drejta e votes ne SHBA Evolucioni i saj Mosha e votimit Perpjekje boterore per uljen e moshes se votimit Vendet me kufi te moshes se votimit nen 18 vjec etj. Nuk mund te mbeten jashte ketij trajtimi edhe ceshtje qe lidhen me barazine gjinore dhe te drejten e gruas per te votuar apo ne vendimmarrje. Disa nga keto ceshtje jane Perfaqesimi i grave ne parlamentet nderkombetare Pjesemarrja e gruas ne vendimmarrje Faktore negative e kufizues. Veshtiresi e barriera- probleme dhe arsye etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›