E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pergatit Unazen e Madhe si dhurate per fushaten

Beteja per Tiranen Kryeministri sulmon Ramen. Pergjigjet bashkia Qeveria pengoi projektin

Kryeministri Sali Berisha duket se e ka gjetur gozhden se ku do te kapet ne fushaten zgjedhore per Bashkine e Tiranes. Behet fjale per Unazen e Madhe te Tiranes e cila pritet te zere pjese nje te rendesishme te betejes politike. Ky debat i cili ka kohe qe qarkullon mes paleve dje u kthye ne nje fakt te kryer nisur nga fakti se Keshilli Kombetar i Rregullimit te Territorit nen drejtimin e Kryeministrit Berisha mori vendimin per ndertimin e segmenteve rrugore pjese te Unazes se Madhe te Tiranes. Miratimi i ketyre dy akseve me vlere 135 milione euro u shoqerua nga akuzat e Kryeministrit Berisha se kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama ka mbajtur peng prej kohesh zhvillimin e ketij projekti ndonese te ardhurat e qeverise nuk kane munguar. Sipas Kryeministrit vendimi per te nisur me miratimin e ketyre akseve ka ardhur pasi Rama nuk ka dashur asnjehere qe ky projekt te ishte nje investim i perbashket duke lene qytetaret e Tiranes ne balte dhe brenda nje kaosi qe krijohet nga trafiku. Por i menjehershem ka qene reagimi i Bashkise se Tiranes. Nepermjet zedhenesit te saj bashkia deklaroi se ka qene Kryeministri Berisha ai qe ka bllokuar projektet per sa i perket ndertimit te parkingjeve per makinat ne kryeqytet.

KRRTRSH

Anetaret e Keshillit te Rregullimit te Territorit miratuan dje segmentin Babrru ndash Bregu i Lumit ndash Kthesa e Kamzes dhe Rruga Komuna e Parisit ndash Rruga e re Tirane ndash Elbasan ne kuader te ndertimit te Unazes se Madhe te kryeqytetit dhe po keshtu infrastrukturen rrugore mes Tiranes dhe Rruges se Arbrit. Pergjate miratimit te ketyre akseve rrugore Kryeministri e akuzoi ashper Ramen se nuk kishte qene i afte dhe bashkepunues per ta ndertuar me pare kete projekt. Kete vendim Berisha e justifikoi me faktin se ndonese qeveria gjate viteve te saj ne pushtet ka trefishuar grantin per kryeqytetin perseri kjo rritje e te ardhurave nuk solli ndertimin e ketij aksi te rendesishem rrugor. Granti per Tiranen ka qene 300 milione leke dhe tani eshte mbi 1 miliard. Ne trefishuam grantin por qytetaret e Tiranes mbeten ne balte mbeten te mbytur ne ujera dhe ne rrafshin e infrastruktures mbeten absolutisht nen standardin qe gezojne sot dhjetera e dhjetera komuna te vendit theksoi Berisha. Po keshtu kreu i qeverise e konsideroi te mjerueshme situaten infrastrukturore te kryeqytetit duke theksuar se qe nga themelimi i tij e deri me sot qyteti nuk ka perjetuar kurre nje braktisje totale sic ka ndodhur ne keto kater vitet e fundit. Mund te themi se Tirana hyri ne kuti pasi ne Tirane nuk pipetin asgje ne infrastrukturen e saj pervec disa nderhyrjeve te fuqishme qe u bene ne ujesjellesin e lagjeve te saj theksoi Kryeministri duke e politizuar fjalen e mbajtur per miratimin e ketyre akseve rrugore. Po keshtu Berisha e akuzoi Ramen se nuk po arrinte te vinte ne dukje as monumentet historike te kryeqytetit sic ishin keshtjellat e Petreles dhe ajo e Prezes. Por theksi i sulmeve te Kryeministrit u vendos te fakti se ne Tirane nuk ishte ndertuar as nje parkim i vetem gjate tre mandateve qe ky qytet qeverisej nga kryebashkiaku Edi Rama. Tirana eshte kryeqyteti me trafikun me problematik ne Europe dhe ndoshta ne bote. Tirana eshte kryeqyteti i vetem i nje vendi qe nuk ka nje parkim. I vetmi kryeqytet qe ka nje kryetar me tre mandate dhe nuk ndertoi dot qofte edhe nje parkim te vetem theksoi Berisha.

Bashkia

Pas miratimit te ketyre akseve te Unazes se Madhe te kryeqytetit i menjehershem ka qene reagimi i Bashkise se Tiranes. Zedhenesi i kesaj partie Florion Serjani theksoi se prej vitesh qeveria ka bllokuar projektet e dy parkingjeve nentokesore te parku Rinia dhe sheshi Italia. Po keshtu ne lidhje me ndertimin e Unazes Serjani theksoi se eshte po Kryeministri Berisha ai qe mban bllokuar prej vitesh kredine e BERZH-it per Unazen e Madhe duke refuzuar te gjitha variantet e bashkepunimit me Bashkine e Tiranes e cila ka marre kredine pasi ka realizuar nje projekt te vleresuar shkelqyeshem nga BERZH-i. Fajin per parkingjet e munguara nentokesore e ka Sali Berisha. Fajin per kredine e bllokuar teUnazes seMadhe e ka Sali Berisha. Fajin per rruget e fundit dytesore tepasistemuara e ka Sali Berisha deklaroi zedhenesi i bashkise. Sipas tij kete e di cdo qytetar i Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›