E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtarët:Mos abuzohet me atentatin e Nunit

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar për atentatin ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë,Ardian Nuni. Unioni i Gjyqtarëve ka dënuar aktin kriminal të tentativës së vrasjes nga Nunit. Unioni i Gjyqtarëve ka bërë thirrje për hetimin dhe zbulimin e shpejtë të autorit të ngjarjes. "Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë", krahas shumë forumeve dhe personaliteteve të tjera, për hetimin e shpejtë dhe zbulimin e autorësisë së kësaj ngjarje të një dimensioni kritik për fatet e shoqërisë, me sa duket ka ushtuar në një mjedis të shkretë moral, njërëzor e institucional", thuhet në deklaratë. Unioni i Gjyqtarëve ka kërkuar që të mos abuzohet me ngjarjen. "Nëse janë të vërteta ato që emetohen çdo ditë në media dhe që kanë burimin që citohet, të tilla si "gjyqtari refuzon të bashkëpunojë" apo "gjyqtari nuk jep celularin", këto janë jo vetëm fyerje të opinionit publik, në përgjithsi dhe komunitetit gjyqësor, në veçanti, por të bëjnë të besosh që krimi vazhdon. Askush, as policia dhe as prokuroria, nuk mund ta fshehë paaftësinë për hetimin dhe zbulimin e kësaj ngjarjeje kriminale, pas spekullimeve denigruese të kësaj natyre", vazhdon deklarata. Ndër të tjera, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, i ka bërë thirrje opinionit publik që të ndalet fushata e spekullimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›