Kryeministri Berisha në Berat: Rama po mashtron
Kreu i qeverisë shqiptare Berisha i pranishëm në Berat për përurimin e disa investimeve në këtë qytet nuk harron të sulmojë edhe kryetarin e PS Rama. Ka dy ndryshime u shpreh Berisha dhe njëri është ndryshimi me mashtrime.
BERAT- Kryeministri Sali Berisha ka qenë në Berat për përurimin e disa investimeve të qeverisë në këtë qytet. Berisha ka inauguruar fillimin e punimeve në unazën e qytetit, rrugë që do të lidhet me urën e re të Gorricës dhe konsiderohet si vepra e parë e territorit të jugut që do të bëhët pjesë e aksit qendrorë jugorë të vendit.
Por kryeministri gjatë turit të tij nuk ka harruar të sulmojë edhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.
“Në Shqipëri qarkullojnë dy ndryshime, njëri është ai me rrugë e me ujësjellsa, me ura me shkolla të reja ndërsa tjetri është ndryshim me shpifje me trillime me mashtrime”, u shpreh kryeministri Berisha.
Turi i kryeministrit ka vijuar në komunën e Poshnjës ku përuroi përfundoi e njërës prej rrugëve rurale të kësaj zone. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria po kryen edhe investime të tjera në këtë zonë mjaft të rëndësishme me rrugët që do të lidhin Poshnjën m Urën Vajgurore dhe Urën e Kuçot. (a.r/news24/balkanweb)