UEFA: Mund të dënohet Fergusoni

Shtëpija e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar se edhe Sir Alex Ferguson mund të dënohet pas reagimeve të tij në ndeshjen ndaj Real Madridit.
UEFA nëpërmjet një zyrtari të saj tha se kishte presion ndaj gjyqtarit të pestë ndërsa Fergie atë edhe e ka shtyer në një moment.
Poashtu UEFA nuk është e kënaqur edhe me ikjen e Ferguson nga intervista pasi që ka miratuar një rregullore ku pas ndeshjeve të kësaj faze në një mënyrë detyron trajnerët të shfaqen në konferencë.
Dënim më i rëndë është paralajmëruar për Rio Ferdinand dhe duartrokitjen ironizuese ndaj gjyqtarit turk./Indeksonline/