Gjyqtarja Adamska në kafe bashkë me prokurorin Kucharski

Gjyqtarja e EULEX-it, në rastin e MTPT-së, Anna Adamska dhe ndihmës prokurori në këtë rast Robert Kucharski, sot janë parë duke prirë kafe në një nga lokalet e Prishtinës.
Ky takim vjen vetëm pak ditë para se të merret vendimi për ngritjen ose jo të aktakuzës në rastin e MTPT-së.
Avokati Tomë Gashi, nuk ka asnjë koment për këtë foto, por thotë se secili ka të drejtë të takohet në jetë private jashtë gjykate.
Ndërsa zyrtarët e EULEX-it nuk kanë komentuar asgjë për këtë foto e cila është bërë sot pasdite në Prishtinë./Indeksonline/