Gjysherit e pankinave, qe bejne ende ligjin
Jeton Selimi
Lajmi se 68-vjecari Xhovani Trapatoni u perzgjodh si trajneri i ri i Irlandes, shtroi edhe nje pyetje te rendesishme ne opinionin sportiv evropian. “A eshte ai shume i moshuar per te marre nje pune te profilit te larte”. Askush nuk ka asnje dyshim per aftesite e teknikut italian dhe kredencialet e tij per nje ekip si Irlanda jane te shume te medha. Trapatoni fitoi shtate tituj ne Serine A me Juventusin dhe Interin, doli kampion me Bajernin ne Bundeslige dhe me Benfiken ne Portugali. “Muzeu” i tij evropian eshte shume i pasur: nje Kupe Kampionesh, tre Kupa UEFA dhe nje Kupe te Fituesve te Kupes gjate kohes qe drejtonte Juventusin dhe Interin. Bashke me Trapatonin, jane pese trajneret te tjere ne vemendjen e Eurosport. Por ajo qe bie ne sy, eshte se ne listen e perzgjedhur nga kanali prestigjioz “Eurosport”, spikat edhe emri i ish-trajnerit te Shqiperise, Oto Baric.
Oto Baric – Me i vjetri i perzgjedhur nga “Eurosport”, dhe ndoshta nje nga trajneret qe eksperienca nuk iu barazua kurre me suksesin. 75-vjecari drejtoi 14 skuadra te ndryshme gjate nje karriere me se 39-vjecare si trajner. Ai u largua nga puna e fundit - drejtonte ekipin Kombetar shqiptar - pas nje fushate te pasuksesshme ne Euro 2008 vitin e kaluar, por veterani eshte ende ne pritje te nje telefonate per pune.
Bobi Robson – Tashme 74-vjecar, i pabesueshmi Ser Bobi mori se fundi drejtimin e nje ekipi te nivelit te larte, kur ishte 71 vjec. Se fundi ne drejtimin e Njukasellit, Robson drejtoi edhe Angline, Porton, Barcelonen dhe PSV Eindhoven.
Oto Rehagel – 69-vjecari eshte nje trajneret me te suksesshem gjerman i te gjithe koherave dhe i vetmi teknik qe ka drejtuar me shume se njemije ndeshje ne Bundeslige. Aktualisht ne drejtimin e Kombetares se Greqise i udhehoqi ata ne fitoren e Euro 2004, kur ishte 65 vjec. Rehagel do ta drejtoje serish ekipin e tij ne finalet e Kampionatit Evropian, qe do te zhvillohet ne Austri dhe Zvicer gjate kesaj vere.
Gi Ru – Francezi, i cili u perfol edhe si kandidati i Shqiperise, perpara se ta merrte Oto Baric, shpenzoi 44 vjet ne drejtimin e Oskerit ne ligat franceze. Ru nxori ne drite futbolliste te klasit boteror si Erik Kantona, Lorent Blank, Basile Boli, Xhibril Sise dhe Filip Mekses, perpara se t’i jepte fund karrieres se trajnerit ne moshen 68-vjec me Lensin.
Aleks Ferguson – Bosi i Mancester Junaitid, tashme eshte 66 vjec dhe nuk po tregon asnje shenje se eshte i lodhur. Eshte i uritur per suksese te tjera. Skocezi eshte ne krye te kampioneve ne fuqi te Anglise qysh nga viti 1986, por nuk deshiron te largohet perpara se te mbushe 70 vjec.