E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet Tirana e shek.II-III

Anisa Ymeri
Gjurmet e Tiranes se vjeter pak i kane mbijetuar shekujve. Viti 2002 shenoi nje moment te rendesishem per historine e kryeqytetit, zbulimi i nje kulle katerkendeshe ne afersi te mureve te kalase ekzistuese, a me mire kalase se Tiranes, e zbuluar deri me tani. Duhej te germohej per rikonstruksionin e rruges prane Kalase se Toptanasve per te mberritur te “prekja” e Tiranes se vjeter. Perpos punetoreve te firmes se ndertimit, qe merret me rrugen prane godines se Kuvendit te Shqiperise, prej dy ditesh gjenden edhe specialiste te monumenteve dhe arkitekte restauratore. Sulejman Dashi, arkitekt/restaurator, eshte njeri prej atyre qe i ndjek ne cdo hap germimet qe deshmojne per qytetin e hershem. Muri rrethues i kalase mund te pikaset lehte prej te gjitheve atyre qe iu bie udha prane kalase ekzistuese. Por nuk eshte vetem muri rrethues ai qe ka dale. Arkitekti Dashi tregon se “me murin rrethues te kalase, tani ne kete ane doli nje kulle e rrumbullaket, e cila perkon me cepin e kulles tjeter, ate katerkendeshe te cepit jugor, e cila u gjet ne vitin 2002”.
Duke vijuar, Dashi shpjegon se, “teknika e ndertimit ishte me gure te medhenj, si kalaja e dikurshme. Gjurmet arkeologjike na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II ose III te eres sone”.
E duke qene nje rast “i rralle” ky i zbulimit te mureve te kalase mesjetare te Tiranes, mbi te cilat qendronte vetem nje shtrese e holle dheu, firma e ndertimit ka nderprere punimet ne anen ku edhe jane zbuluar muret. “Tani po vijojne germimet arkeologjike, shprehet Dashi, per te evidentuar formen e plote te saj, e cila, sic shihet nga germimet deri tani, ne fillim ka pasur nje forme katerkendeshe, dhe duket se me vone ka marre tjeter forme. Por, ky eshte nje problem shkencor, i cili do te zgjidhet pas perfundimit te germimeve, kur do te behen edhe matjet e duhura”. Ndonese eshte folur per ekzistencen e mureve te tilla nga specialistet pas zbulimeve te vit pas viti, kur shihet prej te gjitheve, ngjall tjeter ndjesi. E kur behet fjale per kala, pyetja e pare qe behet eshte: Ne cfare shekulli shkojme?! Dhe kete e rrefejne teknikat e ndertimit se pari, e studimet e me pasme percjellin edhe informacion me te detajuar. “Ky mur i zbuluar na kujton zbulimin e meparshem, te vitit 2002 dhe pse ka marre me tej formen rrethore”. Cka do te thote se kjo kulle tjeter e kalase se zbuluar, i perket serish periudhes se antikitetit. Ndersa kur flet per teknika te ndertimit, arkitekti Dashi shprehet: “Sa i takon teknikave te ndertimit, ato jane te qarta, teknika mesjetare me gure lumi dhe me frengji pushke dhe topi. Vazhdojne guret e lidhur ne qoshet perkatese, nje mur katerkendesh, qe te kujton kullen qe kemi zbuluar 6 vite me pare”. Pra, duket se ne keto rrenoja gjendet antikitet dhe mesjete.
Pritet qe germimet te vijojne, dhe ditet ne vijim do te nxjerrin edhe me shume detaje. Por me gjase, do te kemi se afermi edhe nje tjeter faze germimi, prane godines se Akademise se Shkencave, pasi, sipas te gjitha gjasave, sikunder pohojne specialistet, ne ate drejtim vijojne muret. E per te vijuar, do te duhet, pa dyshim, koordinim dhe deshire e mire, pasi ky zbulim teper i rendesishem na perket te gjitheve. Ndonese nga qytetaret nuk njihej, per specialistet ky eshte nje rast i gezueshem, por jo i papritur. Pasi Dashi rrefen se “djurmet e vazhdimit te mureve te kalase jane evidentuar qe ne vitin 2002, qe ne nderhyrjet restauruese te portes se fundit te Kalase se Toptanasve, ajo qe njihet prej te gjitheve deri me tani”.
Me shume turiste per Tiranen e vjeter
Gjithcka i mbetet diteve ne vijim, ajo cka momentalisht po mendohet prej specialisteve te monumenteve te kultures dhe arkeologeve, eshte zbulimi i atyre mureve te fshehura. Po c’do te ndodhe me pas me keto mure qe jane zbuluar edhe per syte e qytetareve prej pak ditesh?! Sipas arkitektit Dashi: “Kalaja nuk eshte vetem nje mur qe duket, por eshte i gjithe trualli i saj, ndaj edhe kam bindjen qe do te mund te arrijme zgjidhje optimale qe ta shnderrojme kete pike ne nje atraksion te padiskutueshem turistik. Tanime kemi nje kala mesjetare ne qender te kryeqytetit dhe kjo nuk eshte pak. “Ajo qe shohim deri tani, tregon Dashi, qe rrenojat e mureve te kalase jane ne nivelin e rruges, kjo tregon se me uljen e nivelit te rruges vetem 1 meter, ne mund ta bejme teresisht te ekspozueshme ne kete lartesi qe kane keto mure”.
Pakez histori per Kalane e Tiranes (Toptanasve)
Teknika ndertimi qe na cojne ne mesjete jane ato te mureve te sapo zbuluara te Kalase se Tiranes. Sulejman Dashi tregon se ne 1614-en, Tirana mori statusin e Kazase, pra si nje qytet me bashki dhe gjykate, jo pse deri atehere nuk ishte qytet, por me pare ajo ishte nahije qe varej nga Sanxhaku i Ohrit, ku ishte guvernator Sulejman Pash Balgjini, i cili i dha statusin e kazase qytetit te tij te lindjes. Duke krijuar nje kompleks kulturor prane pazarit qe ekzistonte, xhamia, hamami, medreseja, nje kuzhine per te varfrit. Por xhamia u prish nga fundi i Luftes se Dyte, por, sidoqofte, ai pati kalane, qe ishte nje qender e Guvernatorit te Tiranes. Dhe i biri i tij, Ahmet Beu, ndertoi brenda kalase kullen e gjate, e cila eshte edhe sot, e cila ka dale ne vitin 1960. Kalaja ruajti kete pamje qe ka edhe sot, duke u ndertuar shtepi brenda saj, te cilat sot jane monument kulture.
Sipas Sulejman Dashit: “Ne vitin 2002, doli nje kulle katerkendeshe romake, me thellesi 2,80 meter, me dimensione 6 meter permbi dhe afersisht 12 meter nga jashte. Kjo ishte 9 meter larg murit te kalase, teknika e se ciles ishte me gure te medhenj, sic ishte edhe kalaja dhe studimet na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit 2-3 te eres sone”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›