Alena: Kam realizuar endrrat e mia
“Qe kur ka lindur Luis Tomas, nuk e di se cfare do te thote gjume”. Ne faqet e Vero-s ka folur nena e re, Alena Seredova. Me 28 janar, kur ishte ditelindja e babit Xhixhi Bufon, Luis Tomas mbushi vitin e pare te jetes dhe Alena eshte ne qiellin e shtate. Sic e tregon edhe vete modelja, ka realizuar deshiren e saj me te madhe: “Kam deshiruar gjithmone nje familje dhe shume lumturi”. U tha, u be. Alena e Xhixhi po merren me rolin e tyre te ri, te bejne prinderit. “Eshte pak ndryshe, duhet te mesohesh e te organizohesh dhe te menaxhosh sa me mire oraret e veshtira”, tregon Seredova. Sidoqofte, shoqja e portierit te Juventusit e di se behet fjale per muajt me te veshtire: “Mendoj se per pak muaj jeta do t’i rikthehet normalitetit”. Po aq e vertete qe shume shpejt, modelja do t’i rikthehet punes se saj: “Mendoj se asnje grua nuk do te ishte e lumtur po te mbyllej ne shtepi e te kujdesej vetem per femijet”. Duke pritur qe te rikthehet ne pasarela ose ne skene, po shijon vogelushin e saj me pak merak: “Jam nje nene qe sheh cdo detaj dhe cdo gje qe duket se nuk shkon, me shqeteson pa mase”. Dhe kur e pyesin nese ne program eshte martesa, pergjigjet ashtu sic ka bere gjithmone: “Nuk besoj se eshte dicka thelbesore, kur ndjehesh mire. Mendoj se une e Xhixhi kemi gjetur njefare ekuilibri ne raportin tone dhe prandaj vendosem qe ta zgjerojme familjen”.