Gjyshja më e re në botë rumunia 23 vjeçe

Rifco Stanesku me nipin e saj
Rumani, 7 Mars NOA- Një grua rumune tani 25 vjeçe, me origjinë cigane është konsideruar si gjyshja më e re në botë. Para 2 vjetësh kur ishte vetëm 23 vjeçe, vajza e saj ka lindur fëmijën e parë.
Nënë e dy fëmijëve, Rifco Stanesku ishte 12 vjeçe kur solli në jetë vajzën e saj të parë Maria.
Me gjithë rekomandimet e nënës për të mos ndjekur shembullin e saj, Maria ngeli shtatzënë dhe në moshën 11 vjeçe lindi djalin e saj Ion.
Lindur më 1985 Rifco kundër dëshirës së prindërve të saj në moshën 11 vjeçare është arratisur me argjendarin Ionel Stanesku, atëherë 13 vjeç, pasi i ati donte ta martonte me një djalë nga një fshat tjetër. Një vit më vonë ajo ka lindur Marian.
Rifco Stanesku, i shoqi dhe nipi
Sot, dy vjet pas lindjes së nipit, Rifco pranon se përkundër të qenit e lumtur që është bërë gjyshe, do të kishte preferuar një të ardhme të ndryshme për vajzën e saj.
Përpara Rifco rekordi për gjyshen më të re në botë i përkiste një gruaje të paidentifikuar 26 vjeçe nga Rotherham pranë Yorks, në Mbretërinë e Bashkuar.
a.e./NOA
Lajme të ngjashmeBelgjika thyen rekordin botëror pa qeveriBanka Botërore: Çmimet e ushqimeve alarmante, në rrezik jeta e njerëzveAnkand rekord vetëm për një qindarkëShën Valentini, garë për puthjen më të gjatë, rekordi 32 orë Ankand rekord për Pikason Lidhje: botë, gines, gjyshja me e re, rekord