"Gjysma e femijeve rome analfabete"
Kushtet e veshtira ekonomike dhe mosdhenia e mundesise per t'u punuar jane edhe faktoret kryesore qe kane ndikuar ne mos arsimin e femijeve rome. Drejtues te shoqatave te ndryshme, por edhe te Sherbimit Social Shteteror theksojne se situata e arsimimit te femijeve rome eshte ne nivele shume te uleta krahasuar me popullaten tjeter ne Shqiperi. "Mund te themi qe 50 per qind e femijeve nuk e frekuentojne shkollen ose e kane braktisur ate. Kjo pasi familjet rome jane shume te varfra dhe nuk krijojne mundesi te arsimimit te tyre, nderkohe nga menyra e jeteses se tyre ata i nxjerrin femijet te punojne ne moshe te vogel", ka pohuar Blerina Zoto, drejtoreshe e monitorimit te komunitetit rom. Sipas saj, shume here prinderit e ketyre femijeve refuzohen ne pune edhe per shkak te nivelit te ulet arsimor dhe kjo i detyron ata qe te punesojne edhe femijet e tyre. Nderkohe qe nje problem tjeter mbetet edhe regjistrimi i femijeve megjithese ka nje lloj sensibiliteti. "Eshte menduar qe te kete nje ndryshim ne ligj, ku parashikohet qe te jete materniteti ai qe te beje regjistrimin, duke mos ia lene ne dore prinderit te kryeje kete procedure", ka theksuar Zoto. Nderkohe problem mbeten lindjet qe ndodhin jashte materniteteve, ne shtepi apo jashte vendit.
Strategjite per integrimin e romeve
Per integrimin e komunitetit rom, vitin e kaluar u hartuan dy strategji, ku u perfshine me prioritet edhe politikat per kete komunitet. Keto dy dokumente te rendesishme synojne rritjen e mbeshtetjes se familjeve te varfra rome, ngritjen e sherbimeve per femijet, grate dhe te rinjte rome etj. Per here te pare keto strategji mbulohen me mire me buxhete, gje e cila do te siguroje sukses ne zbatimin e objektivave te tyre. Nderkohe qe ende nuk kane dale rezultatet e para te zbatimit te tyre megjithese ka kaluar nje periudhe kohore, perseri problemet e ketij komunitetit mbeten evidente.