E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne autobus 2 kile marijuane, pranga 26-vjecarit

Nje sasi lende narkotike, e llojit marijuane, eshte kapur dje ne nje nga autobuset e linjes Sarande-Athine. Policia ka arrestuar ne flagrance 26-vjecarin Nandi Kacaj, lindur dhe banues ne Sarande, per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Sipas burimeve zyrtare ne Drejtorine Rajonale te Policise Kufitare dhe Migracionit ne Gjirokaster "ne stacionin kufitar te Kakavijes, sherbimet e policise kufitare pas nje kontrolli te ushtruar ne autobusin tip "Volvo", me targa greke, IBI 3366, i linjes Sarande-Athine, prone e shoqerise greke "OSE" kane gjetur nje sasi prej 2 kilograme e 200 grame marijuane e presuar". Sipas burimeve policore kane qene oret e mesnates kur autobusi me pasagjere qe udhetonte ne drejtim te Greqise eshte paraqitur per kontroll rutine ne doganen e Kakavijes. "Duke zbatuar procedurat ne kete drejtim ne kryem nje kontroll te imtesishem te autobusit", thone burimet policore pjesemarrese ne operacion. Gjate kontrollit ne sediljen e fundit te autobusit eshte konstatuar nje cante plastmasi, ku brenda saj policia ka zbuluar 2 pako ne forme katrore, me peshe 1 kilograme e 100 grame secila, te mbeshtjella me leter natriban te mbushura me lende narkotike marijuane e presuar. "Pas gjetjes se sasise se droges, pasagjeret qe ndodheshin ne autobus jane shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise se Qarkut Gjirokaster, ku jane marre ne pyetje nga specialiste te Sektorit te Luftes Kunder Krimit te Organizuar", thote zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pas gati 40 minutash intervistimi te pasagjereve, agjentet e policise kane arritur te evidentojne poseduesin e ngarkeses me lende narkotike, i cili ishte dhe njekohesisht pasagjer ne autobusin e udhetareve. 26-vjecari Nandi Kacaj, lindur dhe banues ne Sarande eshte ndaluar ne flagrance nga policia per vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Nga ana e policise u be sekuestrimi i lendes narkotike ne cilesine e proves materiale nderkohe qe pasagjeret e tjere se bashku me autobusin kane vazhduar udhetimin per ne shtetin grek. Ky eshte rasti i dyte brenda 48 oreve te fundit qe ne Kakavije kapet droge, pas 14 kilogrameve heroine dhe hashash, qe iu kapen dy dite me pare nje emigranti nga Kazakistani, qe udhetonte drejt Greqise. Drejtuesit e policise se Gjirokastres shprehen se ata jane te pergatitur per te forcuar regjimin e kontrollit ne kufi, pasi elemente te ndryshem kriminal mund te shfrytezojne fluksin e larte te levizjes per festat e Pashkeve, per te realizuar veprimtarine e tyre kriminale ne drejtim te trafiqeve te paligjshme ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-grek.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›