Gjysmë marrëveshje
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë marrëveshje të re për zbatimin e marrëveshjes së vjetër të vitit të kaluar, por vetëm sa i përket reformës zgjedhore dhe jo edhe asaj kushtetuese.
Thaçi dhe Mustafa janë takuar të premten në një hotel të kryeqytetit, ku kanë marrë pjesë edhe Nënkryetari i AAK’së, Blerim Shala, Sekretari i AKR’së, Ibrahim Makolli, Slobodan Petrovic i SLS’së si dhe ambasadorët e vendeve të QUINT’it (SHBA, Britani e Madhe, Francë, Gjermania dhe Itali).
Thaçi dhe Mustafa dhe zyrtarët e partive të tjera janë pajtuar vetëm të ecë përpara reforma zgjedhore si dhe të vazhdojë punën Komisioni për Reformë Zgjedhore, i cili ishte bojkotuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Si zakonisht, para mediave ka folur vetëm Thaçi, derisa Mustafa dhe Shala pothuajse kanë ikur nga gazetarët.
“Jemi dakorduar të gjithë të respektojmë deri në fund marrëveshjen e arritur në mes liderëve politikë. Tash janë angazhuar në këtë proces edhe AAK’ja dhe partitë e tjera”, ka thënë Thaçi pas takimit.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...