VV: Thaçi mund ta negociojë vetëm shtëpinë e tij

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar kundërshtimin e saj ndaj bisedimeve Kosovë – Serbi, dhe takimit e dy kryeministrave Thaçi-Daçiq.
Ata gjatë natës së mbrëmshme, kanë vendosur parulla në disa vende të qytetit, të cilët i kanë rikujtuar edhe njëherë Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi se legjitimiteti i tij per shitje e koncesione, nuk shkon përtej pronës se tij private.
“Me Serbinë, Hashim Thaçi mund ta negocioje shtëpinë e tij, jo Kosovën!", është mbishkrimi i kësaj parulle të cilën, aktivistë të Vetëvendosjes i kanë vendosur tek semaforët afër Kuvendit, te Gjykata e Qarkut, te Banka Qendrore si dhe te udhëkryqi kryesor te Katedralja.
Por këto parulla, duket se dikujt i kanë penguar, dhe gjatë orëve të vona ato janë hequr.
Ndërsa sot kah mesdita, po të njëjti banerë me të njëjtën parullë janë vendosur në mes të sheshit "Nënë Tereza"./D.H/Indeksonline/