Gjysmëfinalja e dytë dhuron spetakël, konkurrentët e AGT-së elektrizojnë skenën

Gjysmëfinalja e dytë të spektaklit “Albania’s Got Talent”, solli një mbrëmje plot ritëm, energji dhe emocione të forta. Dhjetë talente u ngjitën në skenë për të dhënë më të mirën e tyre para publikut dhe jurisë, duke e bërë konkurrencën më të fortë se kurrë.
Por vetëm Grupi “Toxic Record” dhe “ALBA Folk” arritën të siguronin një biletë për në finale duke u bërë zyrtarisht kandidat për të rrëmbyer çmimin e madh.
Finalistët e radhës dëshmuan edhe njëherë se nuk u mjaftoi vetëm talenti, për të kaluar këtë fazë, por mbi të gjitha energjia, fryma e grupit dhe disiplina.
Performancat e kësaj nate sollën një larmi zhanresh dhe emocionesh, duke dëshmuar nivelin e lartë të këtij sezoni. Çdo konkurrent u përpoq të linte gjurmën e tij, duke e kthyer skenën në një arenë të vërtetë talentesh.
Katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Kastro Zizo, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, ndoqën me vëmendje çdo performancë, duke dhënë komente profesionale dhe vlerësime të sinqerta. Përzgjedhja e vetëm dy finalistëve nga dhjetë konkurrentë të shkëlqyer e bëri këtë gjysmëfinale edhe më të tensionuar.
Por rrugëtimi nuk përfundon këtu. Gjysmëfinalet vazhdojnë, dhe Albania’s Got Talent, nën moderimin e Isli Islamit, rikthehet sërish të hënën e ardhshme në ekranin Vizion Plus, për të dhuruar edhe më shumë emocione dhe surpriza./vizionplus.tv