E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyste Vulaj shtatzënë, pret fëmijën e dytë

TIRANE- Nëse e shihni axhendën e saj, ajo është padiskutim këngëtarja më e kërkuar tani për tani në Mal të Zi dhe nuk e dimë nëse ka ndonjë ditë pushimi për të gjatë javës. Megjithatë nuk është kjo arsyeja për të cilën do të shkruajmë këtë herë. 

Lajmi që do të përcjellim është një tjetër dhe bën pjesë në listën e atyre lajmeve të bukura që vijnë rrallë po sjellin gëzim shumë. Këngëtarja Gjyste Vulaj është shtatzënë dhe në shkurt të 2013-ës pritet të bëhet nënë për herë të dytë. 

“Ia plotësova vjehrrës sime “dëshirën” e madhe, me fillimin e shkurtit 2013, të jetë shëndosh, dhuratën e shumëpritur do ta marrë në duar gjyshja e vet! Ndjej një kënaqësi të papërshkruar!”, - shkruan në Facebook këngëtarja, e cila e ka ndarë këtë lajm me të gjithë fansat. Pas vajzës Rozana, urojmë që ky fëmijë që pritet të vijë në jetë, t’i takojë seksit mashkull.
(m.a/s.pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›