E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, shpërthen makina, policia nis hetimet

SHKODËR- Një makinë ka shpërthyer në mesnatë në Shkodër, pranë qendrës së qytetit. Policia deklaron se automjeti Audi, AA 522 BA , i cili ishte parkuar në një nga rrugicat e lagjes ‘3 heronjtë’ ka shpërthyer në mesnatë duke shkaktuar panik të madh tek banorët e zonës.

Sipas policisë mjetit i është vendosur një sasi eksplozivi në pjesën e përparme të tij. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, duke shkaktuar jo vetëm dëmtim të mjetit, por dhe të xhamave në banesat pranë. Mjeti mësohet se është në pronësi të shtetasit Sokol Cerjani, ndërsa po vijojnë hetimet për zbuluar autorët dhe motivet që cuan në vendosjen e lëndës plasëse.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›