E Diel, 1 Nëntor 2026

Gül, Berishës: Biznesi turk, investime në Shqipëri

ANKARA- Ne diten e pare te vizites se tij ne Ankara, kryeministri Sali Berisha ka marre garancite e Presidentit Abdullah Gül per nxitjen e investitoreve per te investuar ne Shqiperi.

Sipas njoftimit te kryeministrise, presidenti turk ka vleresuar reformat e bera nga qeveria, qe motivojnë çdo ditë e më shumë investitorët turq dhe të tjerë të huaj për të ardhur për biznes e investime në Shqipëri.

“Presidenti Gül e siguroi Kryeministrin Berisha se si president i vendit mik do të vijojë të nxisë investitorët turq për të investuar në Shqipëri. Në veçanti, sektori i turizmit u vlerësua si një ndër sektorët, ku investimet turke mund të shënojnë histori të vërtetë suksesi për ta dhe për Shqipërinë”- thuhet ne njoftim.

Nderkohe, Berisha shprehu falënderimet për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën e çmuar në sektorin e mbrojtjes, në shkëmbimet ekonomike dhe investimet turke në Shqipëri, të cilat në këto 5 vitet e fundit janë rritur të paktën 6 herë në sektorë të rëndësishëm të jetës së vendit.

Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet vëllazërore mes të dy vendeve e kombeve dhe vullneti i palëkundur i të dy palëve për ti thelluar lidhjet e panumërta të miqësisë mes dy popujve, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në të gjitha fushat, në dobi të interesit më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›