E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, shtyhet votimipër vendin vakant në KLD

Të tjera rreth shkrimit Diskutohet pr/ligji për shoqëritë bujqesore Intervista / Ardian Visha i PS: Dua votat e PD-se PS: Elvis Çefa, shoku i ngushtë i Shkëlzen Berishës PS dje ne Komisionin e Ligjeve: Çefa i akuzuar në Prokurori Kandidatura e Vishës, vë në provë mazhorancën e brishtë SONDAZH - Kë do të votonit, Vishën apo Çefën? - VOTO TIRANE- Kuvendi shtyn për një seancë tjetër votimin për kandidaturat e Elvis Çefës, dhe Ardian Vishës për të zëvendësuar Kreshnik Spahiun në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Vendimi, se nuk do të votohet për vendin vakant në KLD është njoftuar në fillim të seancës së sotme parlamentare, nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Shtyrja e votimit ndodh pasi, sipas procedures, kandidatura e Ardian Vishës e propozuar nga PS duhet  të kalojë fillimisht në  Komisionin e Ligjeve. Kuvendi vazhdoi diskutimin me pr/ligjin për shoqëritë bujqësore.

ELVIS ÇEFA PERBALLE ARDIAN VISHES
Kandidatura e Elvis Çefës, u propozua nga mazhoranca dhe kaloi dje në komisionin e Ligjeve vetëm me votat e saj, ndërsa opozita nuk votoi me pretendimin se nuk ka profesionalizëm. Në këtë detyrë dhe vendosi përballë tij, kandidaturën e Ardian Vishës. Kandidatura e fundit u rrëzua nga mazhoranca dje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

Komisioni i Ligjeve mbajti dje një seancë dëgjimore për Çefën, aktualisht kryetar i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, ndërsa nuk është zhvilluar një seancë dëgjimore për Ardian Vishën.
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›