Pr.ligji për shoqëritë bujqësore, debate në Kuvend
TIRANE- Debate te ashpra mes deputeteve te opozites dhe maxhorances ne Kuvendin e Shqiperise per projektligjin per shoqerite bujqesore. Opozita ka akuara ashper qeverine dhe ministrine e Bujqesise se e ka lene fshatin dhe fermeret krejt ne harrese dhe ne mjerim, nderkohe qe deputetet demokrate kane numeruar nje sere arritjesh ne drejtim te bujqesise.
Ne fjalen e tij, deputeti Erjon Braçe e ka quajtur ligjin e prezantuar te pamjaftueshëm, pasi sipas tij, ai nuk nxit bashkëpunimin për prodhime mes këtyre shoqërive si dhe vë në dyshime edhe rimbursimin e 6 përqindshit të vlerës së prodhimit të shitur.
“Ligji nuk zgjidh problemet që ka fshati dhe problemet që kanë bujqit si rritja e shërbimit të bimës, blerjes dhe tregëtimit të prodhimit, rritjes së shërbimit të punimit të tokës, rënies së konsumit- tha ai, duke shtuar se zinxhiri i borxheve ne fshat eshte i paperballueshem.
Pas akuzave ka reaguar ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, sipas te cilit vertete ka gjera qe duhen permiresuar, por nuk mund te akuzosh se nuk eshte bere asgje per fermeret.
“Varfëria në fshat në krahasim me vitin 2002, kur kanë qeverisur socialistët, është 50 % më pak ndërsa investimet në ujësjellësa, arsim janë 4 herë më shumë se në 2002″- tha ai.
Ruli ka reaguar edhe per akuzen se qeveria ka vjedhur idenë e programit socialist në lidhje me këtë pr/ligj. Të vjedhësh një ide është vjedhja më e bukur. Megjithatë unë këtë nuk e kam lexuar te enciklika e bujqësisë, se i vini dhe emra kishtarë programeve, por kjo ide nuk ka nevojë të shpiket sepse është eksperiencë evropiane- tha Ruli.