E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gllasgou – Sevilja, luftë për kreun

Sevilja do të kërkojë në këtë ndeshje fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha veprimtaritë në këtë sezon,  fitore e cila do t’u jepte spanjollëve kryesimin e grupit G.

Trajneri manuel Himenez vuri në dukje vështirësinë e këtij takimi, duke theksuar 50 mijë tifozët në shkallët e stadiumit “Ibruks Park”, të njohur për mbështetjen ndaj ekipit të tyre të zemrës gjatë gjithë 90-minutëshit.

Nga ana e tyre, skocezët morën një barazim me vlera në Gjermani përballë Shtutgartit në ndeshjen e parë, por në kampionatin vendas në tre ndeshjet e fundit nuk kanë shkuar përtej barazimit 0-0. 

Në takimin tjetër të këtij grupi, Shtutgarti udhëton drejt Rumanisë për t’u ndeshur me kampionët e Unirea Urzicenit. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumine Bukureshtit, pasi stadiumi i skuadrës vendase nuk i plotëson kushtet (kapaciteti i tij është vetëm 7 mijë vende).

Unirea është fshati më i vogël (17 mijë banorë) që merr pjesë në fazën e grupeve të Ligës së kampionëve në gjithë historinë e këtij kompeticioni.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›