Gjendet i vrare nje 52-vjecar, s'ka autore
Vrasje per motive te paqarta dhe autore ende te paidentifikuar, eshte sinjalizuar dje nga policia ne Vushtri. Viktima eshte H. Begu, 56 vjec, banor i fshatit Banjske te Vushtrrise. I ndjeri u gjet afer vendbanimit, ne skaj te rruges se fshatit, mbuluar me nje xhakete te zeze. Hetuesit kryen veprimet e para dhe konstatuan se viktima ishte vrare, pasi kishte marre dy plage arme zjarri ne koke. Kontrolli i bere ne fshat coi ne konfiskimin e nje pistolete, por policia nuk konfirmon nese ajo ka kryer vrasjen. Ne banesen ku u bllokua arma, nuk u gjet asnje person.