Gocat e LRI “fushatë” në panair
Zbulohen gocat e fushatave elektorale te LSI. Dhe ja ku janë, Blerina Kazaferi, sekretare e marëdhënieve me jashtë dhe Iris Zaimi, nënkryetare e LRI. Ato prej vitesh, jo vetëm militojnë nën të njëjtën sigël politike, por janë edhe mikesha. Dje paparaci i ka fotografuar mes shumë personazheve të njohur që vizituan panairin e librit në Tiranë. Kjo ka qenë ndër të paktat herë që gocat kanë kapërcyer pragun e pallatit të kongreseve jo për konventën apo takimin e radhës, por për të shtuar ca tituj të rinj në bibliotekën e shtëpisë. I kemi fotografuar në një nga stendat e librit, Blerinën gjithnjë të qetë dhe Irisin që nuk e fsheh bezdinë qoftë kur kjo vjen nga një blic aparati. Pas një viti të gjatë e të lodhshëm fushatë elektorale në Dibër dhe Elbasan gocat duket se i janë rikthyer sërish Tiranës.Dhe këtë më mirë se kushdo e ndjejnë fanatikët e Facebook, ku vajzat prej kohësh janë aktive