Shpat Kasapi relaks pranë Afërditës në New York
Ka përmbyllur një aktivitet të gjerë me koncerte nëpër diskoteka të ndryshme shqiptare në Evropë dhe si duket po i jep vetes pak pushim. Është fjala për këngëtarin Shpat Kasapi i cili për momentin po qëndron pranë të dashurës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai kohëve të fundit realizoi disa këngë dhe bashkëpunime. Bëhet fjalë për videon e këngës “Ti je ajo” një bashkëpunim mes Shpatit dhe reperit V-Ton. Kujtojmë se Shpati dhe Afërdita ka kohë që janë fejuar, por pengesa kryesore sigurisht që është largësia pasi modelja me familjen e saj jeton në Shtetet e Bashkuara kurse këngëtari jeton në Maqedoni. Shpati gjatë turneut atje kur ishte së bashku me këngëtaren Adelina Ismaili, pati rastin të njohë më afër familjen e të fejuarës. Dhe tash si duket ai po i “mbush bateritë” për t’u rikthyer me energji më të mëdha në realizimin e projekteve të reja ndërkohë kënaqet me sukseset e të fejuarës. Afërdita para disa kohësh ishte prezente në sfilatat e organizuara tek “Fashion Detroit 2009” së bashku me modelen Tika Camaj, një sukses tepër i madh për bukuroshet duke ditur rëndësinë e këtij evenimenti. Të kontaktuar nga “Panorama plus”, Afërdita tregon: “Shpati për momentin po qëndron tek unë, ndërkohë së shpejti pritet të kthehet përsëri në punën e tij ku e presin projekte të reja”. Ndoshta së bashku me Shpatin do të udhëtojë edhe Afërdita pasi ajo është pjesëmarrëse tek festivali “Kënga Magjike 2009”.