Kapen 283 kg lende narkotike dyshohen se vijne nga Shqiperia
Policia ka gjetur 283 kg marijuane te braktisur ne nje prej plazheve te Italise. Per momentin policia italiane nuk ka arrestuar asnje person i cili te jete poseduesi i kesaj sasie droge. Lenda narkotike qe dyshohet se vinte nga Shqiperia eshte gjetur e braktisur ne nje plazh ne qytetin italian te Barit. Sipas mediave italiane droga e cila ishte paketuar ne disa qese dhe me pas futur ne canta u sekuestrua nga agjentet e policise si dhe personeli i kapitanerise se portit. 30 cantat me droge ishin braktisur prane nje poligoni qitjeje te policise. Zbulimi i lendes narkotike u be nje dite me pare pasi skuadrat e policise kishin arritur te shikonin nga larg nje makine te dyshimte qe ndodhej prane zones ku u gjet droga. Me pas kerkimet ishin zhvilluar ne terren duke bere qe droga te binte ne duart e autoriteteve policore.