Godet fëmijën me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes

Fëmija 11 vjeç, Islam (Shaban) Jashari nga Prekazi Poshtëm i Skenderajt, është goditur nga një veturëm me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore. Aksidenti ka ndodhë të mërkurën në afërsi të Lagjës Jashari të Prekazit në degëzimin e rrugëve për në lagjen Mehaj dhe Prekaz i Epërm.
Pas kësaj ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia, e cila menjëherë ka dalë në vend të ngjarjes, ka bërë shikimin dhe është në kërkim të ngasësit. Dr Aferdita Rama, mjeke kujdestare në QKMF në Skenderaj, ka treguar se viktima ka marr lëndime në gjithë trupin dhe pas dhënies se ndihmës së parë, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë.