Konfiskohen qindra kilogramë “Orah ratluk” me afat të skaduar

Podujevë, 11 gusht - Pas një aksioni të inspeksionit sanitar janë konfiskuar qindra kilogramë llokume “Orah ratluk” për shkak të afatit të skaduar, njoftoi Inspeksioni Sanitar që vepron në kuadër të Drejtorisë për Inspeksion, në komunën e Podujevës.
Ata po ashtu thanë se kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të ushqimit tjetër me afat të skaduar.
Fejsal Mehmeti, inspektor, tha se gjatë inspektimit të vazhdueshëm që kanë bërë kanë gjetur një sasi prej qindra kilogramësh të artikullit llokum “Orah ratluk” me peshë 900 gram, prodhues i të cilit është “Matejici Igros Brus” nga Serbia, raporton KosovaLive.
Sipas Nysret Kuletës, po ashtu inspektor, ishte bërë përpjekje që artikullit me afat të skaduar t’i falsifikohet afati i përdorimit, duke e mbivendosur tiketën me afat për dy vite më shumë (07 qershor 2011).
Fatmir Gashi, drejtor i Drejtorisë për Inspeksion tha se për këtë e kishte informuar edhe Inspektoratin e Tregut pranë Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ai tha se është konstatuar se distributori i këtij malli është i njëjti dhe gjendet me seli në një komunë tjetër.
“Malli i konstatuar nga inspektorët tanë është larguar nga tregu dhe janë marrë mostrat e tij për t’i vazhduar më tej analizat kimike dhe bakteriologjike”, tha Gashi duke shtuar se inspektimi po vazhdon edhe tutje për ta hequr këtë mall plotësisht nga tregu.