Lirimi i te denuarit, perplasen institucionet
Aleksander Ndoja
Hetimi ne lidhje me skandalin e lirimit te nje te denuari, 8 vjet perpara se te mbaronte denimin, ka futur ne nje konflikt te ashper institucional Prokurorine dhe Gjykaten e Rrethit te Matit. Perfaqesuesit e organit te akuzes nuk jane lejuar te vene dore mbi dosjen gjyqesore, ndersa jane detyruar te hetojne ne rruge te terthorta. Ata kane marre ne pyetje nje numer te madh mjekesh, per te zbuluar nese raporti mjekesor i leshuar ne emer te Ali Haxhise rezulton te jete firmosur nga ndonje prej bluzave te bardha.
Publikimi i skandalit, sipas te cilit gjyqtari Murat Lleshi, pak dite me pare, ka liruar nje te denuar me 15 vite burg, ka intensifikuar punen e prokurorise per zbardhjen e ngjarjes. Duke qene se prokuroria e ketij rrethi nuk ka tager per te hetuar direkt gjyqtarin, hetimi eshte fokusuar mbi dokumentin, i cili beri te mundur lirimin e Kastriot Haxhise, i denuar per grabitje me arme ne bashkepunim. Burime prane gjykates se Matit konfirmojne se ne vijim te ketij hetimi, prokuroria ka thirrur te gjithe mjeket specialiste te spitalit te Matit. Te gjithe kane mohuar te kene firmosur nje raport te tille.
Prokuroria ka kerkuar me ngulm dokumentin, me te cilin u lirua i burgosuri, por gjyqtari i kesaj ceshtjeje nuk ka pranuar qe ta nxjerre nga dosja. Kjo ka vonuar hetimin, pasi, sipas prokurorise, nese ata do e kishin ne dore, mund te vertetonin menjehere vlefshmerine e tij. Burime prane gjykates se Matit konfirmojne se nje konflikt te tille mund ta zgjidhe vetem Keshilli i Larte i Drejtesise, por deri tani nuk ka asnje reagim nga ky institucion.
Babai i te denuarit: