Punonte token, bie ne gremine
SKRAPAR - nje 65-vjecar ka gjetur vdekjen dy dite me pare, ne fshatin Verzhezhe, te rrethit te Skraparit. Shuaip Myftari ishte duke punuar token, se bashku me te birin, kur ka shkare, duke rene ne nje hon rreth 30 metra te thelle. Burime nga policia e Skraparit bene te ditur se djali i tij, Arditi, nuk ka mundur te beje asgje per te atin, i cili ka vdekur ne cast. Ne fshatin e larget ka mberritur me pas policia. Nga hetimet e para ka rezultuar se behej fjale per nje ngjarje aksidentale. I moshuari dyshohet se ka rene aksidentalisht nga kodra e thepisur, si pasoje e nje pakujdesie qe ka qene fatale. Policia tha se, ndonese toka ndodhej ne nje rrepire mjaft te rrezikshme, at e bir kishin vendosur te punonin aren me gjithe veshtiresite dhe rrezikun per jeten.
E.H