E Diel, 1 Nëntor 2026

Goditen 3 raste të lojërave të fatit në Astir dhe Kombinat, 2 të arrestuar

Tre lokale në zonat e Astirit dhe Kombinatit janë goditur nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shfrytëzoheshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit përmes celularëve.

Si rezultat i ndërhyrjeve, u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndërsa tre të tjerë u proceduan penalisht dhe një person u shpall në kërkim.

-Në vijim të veprimeve për këto raste: 

-u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. B., pasi në Astir, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit M. B., shtetasit A. K. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;   

-u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 44 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin N. L., pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit N. L., shtetasit E. A. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;   

-proceduan penalisht shtetasit B. K, 58 vjeç dhe R. U., 56 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit R. U., shtetasit B. K. iu konstatuan në celuar, faqe aktive për vënien e basteve sportive. 

Policia bëri të ditur se celularët e përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›