Goditen 40 anetare te Kamorres
Rreth 40 anetare te dyshuar te Kamorres, mafia napolitane, jane arrestuar ne Napoli per trafik nderkombetar te droges. Policia italiane ben te ditur se harta e trafikut te gjere te droges ku operonin mafiozet perfshin edhe Shqiperine.Jane arrestuar 40 persona te dyshuar si anetare te klaneve te ndryshme te Kamorres dhe per perfshirje ne nje trafik te gjere te droges lidhje me Turqine, Spanjen, Shqiperine dhe Tunizine", thane burime nga policia e Napolit. "Gjate hetimit jane sekuestruar 50 kilograme kokaine, 30 kilograme heroine dhe 200 kilograme hashash. Sipas prefektures, te dyshuarit fusnin nga jashte qindra kilograme droge çdo muaj per ta shitur ne Itali. Ne fund te janarit, rreth 40 anetare te dyshuar te Kamorres edhe keta te dyshuar per perfshirje ne nje rrjet te rendesishem nderkombetar te trafikut te droges jane arrestuar ne Napoli.