E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Kaeda sulmon Obamen

Numri dy i rrjetit terrorist te Al-Kaedes i beri thirrje myslimaneve te mos mashtroheshin nga politikat e presidentit te ri amerikan Barak Obama, qe sipas tij nuk ndryshojne nga ato te paraardhesit te tij Xhorxh Bush. “Amerika na u shfaq me nje fytyre te re qe po perpiqet te na mashtroje. Obama po ben thirrje per ndryshim, por ai synon te na ndryshoje ne qe te heqim dore nga besimi dhe te drejtat", u shpreh Ayman al-Zauahiri, permes nje mesazhi audio te transmetuar ne nje nga faqet islamike te internetit.
Amerika ende vazhdon t'i vrase myslimanet", deklaroi lideri egjiptian i rrjetit terrorist. Zauahiri tha se Amerika po e humbet luften perballe luftetareve islamike ne Afganistan dhe Irak, dhe nderkohe kritikoi vendimin e Obames per dergimin e 17 mije trupave shtese ne Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›